Maluma është kthyer në idhullin e shumë femrave jo vetëm për këngët e tij por edhe për pamjen dhe stilin që ka.

Pas ndarjes së bujshme me modelen Natalia, këngëtarit së fundmi mesa duket dikush ja ka vjedhur përsëri zemrën.

Ajo është Susana Gomez një person aspak i njohur në botën e showbizit.

Bukuroshi kolumbian është fotografuar me atë në rrugët e Los Angeles të veshur të dy matchy-matchy me bluzë me kapuçë ku shkruhet edhe “Hawai”, titulli i këngës së Malumas që bëri namin.

Maluma, e kishte kombinuar bluzën me pantallona të shkurtra të verdha dhe një palë atlete portokalli. Kurse Susan kishte veshur tuta gri, teksa tërhoqi vëmendje me faktin se mbante dorën në xhepin në pjesën e pasme të pantallonave të këngëtarit ndërsa shikonte telefonin e tij.