Marina Vjollcën e shohim thuajse çdo të shtunë të veshur me Elisabetta Franchi në daljet e saj në ekran. Klasi dhe eleganca që qendron pas çdo veshje të brandit në fjalë i shkon më së miri përshtat Marinës.

Ditët e fundit, moderatorja ka udhëtuar drejt Milanos së bashku me partnerin, Getoar Selimin. Duket se kjo ‘arratisje’ ka ardhur për një arsye madhore, që nuk ka patur si qëllim vetëm argëtimin. Marina do të jetë ‘Brand Ambassador’ i Elisabetta Franchi-t, për Shqipërinë dhe Kosovën.

“E nderuar dhe e lumtur në ekstrem”, ka shkruar Marina teksa ka ndarë lajmin me ndjekësit. Një urim ka ardhur edhe nga Getoari, i cili nuk mund të ishte më entuziast se kaq për këtë bashkëpunim të së shoqes.

“Urime mbretëresha ime!”, ka shkruar Geti në foton ku Marina shihet në ambientet e Elisabetta Franchi-t. Si përfaqësuese për Shqipërinë dhe Kosovën, tashmë marka prestigjioze do të vijë bashkangjitur me imazhin e Marinës.