Moderatorja Marina Vjollca i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj me postimin e fundit në rrjetet sociale.

Ajo është shfaqur me flokët në ngjyrë të zezë, duke i befasuar jo pak miqtë e saj. Ndryshe siç janë mësuar ta shohin përherë me ngjyrën bionde të flokëve, me këtë look dhe baluket, Vjollca ngjan si një njeri tjetër, jo me ëmbëlsinë që e karakterizon, por pak më e egër.

Këtë fakt ia kanë vënë në dukje edhe ndjekësit, të cilët kanë lënë komente nga më të ndryshmet.

Me siguri ky është një ndryshim i përkohshëm i moderatores, ndoshta një paruke sa për të luajtur pak në rrjete sociale.