Mario zbulon të vërtetën për vëllezërit dhe motrat shqiptare: Jam gay

19/11/2019 - 12:03

Make-up artisti shqiptar, Mario Dedivanovic ka fituar mbrëmjen e kaluar çmimin "American Influencer Awards 2019", eveniment që u mbajt në Dolby Theatre, Los Angeles.

Çmimi iu dha nga muza dhe mikesha e tij e ngushtë, Kim Kardashian e cila tha se ishte shumë krenare për mikun e saj të cilin e do shumë.

Familjarët e Marios, e kanë përlotur artistin teksa u shfaqën në ekran dhe treguan përpjekjet dhe sakrificat e tij për të arritur aty ku është ndërsa i shprehën dashurinë e madhe dhe krenarinë që kanë për të.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera grimieri Mario ka pranuar për herë të parë se është gay ndërsa kishte një thirrje për shqiptarët, gjakun e tij siç i quajti ai:

"Dua gjithashtu të them diçka për motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Gjakun tim. Ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë dhe zemrën! Sepse shumë fëmijë në botë po rriten mes frikërash dhe mes dhimbjes, si unë dikur. Shumë të tjerë mendojnë të vrasin veten, si unë. Ata kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit, se familja do t'i paragjykojë. Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s'do t'i pranojnë, thjesht sepse kanë lindur ndryshe. Ne s'jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t'u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin!"

Në një postim në Instagram, Mario ka publikuar një foto teksa përqafohet me të ëmën pas deklaratës, ndërsa shkruan: "I lirë."

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për herë të parë Brad Pitt iu është adresuar jetës së tij private.

Pak kohë më parë Robert Berisha habiti të gjithë kur me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftonte se ai dhe Nora ishin ndarë.

Këngëtarja Rovena Dilo mori pjesë këtë vit në “Festivalin e Këngës Magjike” në një bashkëpunim me Hit Man dhe Rolla.

Këngëtari italian Al Bano Carrisi ditën e sotme ka humbur nënën në moshën 96-vjeçare.

Ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, ylli i pop-it, Marie Fredriksson.

Të tjera detaje zbardhen nga vdekja e parakohshme e reperit amerikan, Juice Wrld i cili është ndarë nga jeta të dielën në moshën 21-vjeça

Këngëtarja suedeze, Marie Fredriksson, vokalistja e grupit Roxette, ka humbur jetën në moshën 61-vjeçare pas një lufte të gjatë me sëmund

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “NIN” ishte e ftuar aktorja Adriana Matoshi, e cila tregoi detaje për jetën e saj profesionale, suksesin d

Nora dhe Era Istrefi kanë vendosur të organizojnë një koncert në Tiranë, fitimet e të cilit do t’i dhurojnë për personat e prekur nga tër

Këngëtari Robert Berisha ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, ku ka folur edhe njëherë për divorcin e tij nga Nora,