Aktorja shumë e dashur për shqiptarët, Marjana Kondi ka festuar dje 60 vjetorin e lindjes. Ajo ka marrë urime e dhurata nga miq e të afërm, mes të cilëve është edhe kryeministri Edi Rama.

Këtë e ka zbuluar vetë aktorja teksa ka publikuar në Facebook dhuratën e kreut të qeverisë, një sheshe verë të kuqe.

“Mirënjohje dhe falenderime Z.Kryeminister qe ne ditën time te lindjes 60-ta ,te me respektoj me një dhurate simbolike si shenje vlerësimi për kontributin tim ne skene dhe ne kinematografi”, ka shkruar Marjana krahas fotos.