Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj, së fundmi është parë duke udhëtuar shpesh jashtë vendit. Festa e Halloween këtë vit e gjeti në një hotel luksoz në Paris duke festuar me kushërirën e saj.

Vajzat u panë atje nën shoqërinë e dy yjet e PSG-së, Nejmar dhe Mbape. Mesa duket futbollisti francez dhe këngëtarja i kanë ruajtur kontaktet dhe janë miqësuar me njëri tjetrin.

Kjo është kuptuar nga veprimi i fundit që Mbape bëri. Në postimin e fundit që këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’, në të cilën ajo shihet duke pozuar në stadium, Mbape e ka pëlqyer foton e këngëtares, duke e ndjekur këtë të fundit në rrjetet sociale.