Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar së fundmi në InstaStory një foto ku shfaqet 10 ditë pas lindjes së djalit të dytë, Diellit ku tregon  ndjesitë e saj në atë periudhë.

Ajo shfaqet e veshur me një palë xhinse, të cilat i ka pasur që para shtatzënisë dhe me një këmishë të bardhë, teksa pozon para pasqyrës dhe ndan me ndjekësit për pasiguritë e saj.

“1 nëntor 2020, 10 ditë pas lindjes së Diellit hyra në xhinset e vjetra, shkova edhe në peshën para lindjes, por trupi kishte ndryshuar. Në fillim u stresova se duhej të isha në formë për rinisjen e programit dhe asnjë veshje s’më rrinte mirë. Kështu, megjithëse me një bebe të vogël (e një të madhe), rifillova palestrën çdo ditë dhe një regjim ushqimor. Por me rifillimin edhe të punës, kjo rutinë u bë shumë e lodhshme dhe pasi një ditë u ndjeva keq fizikisht, ndalova. Vendosa t’i jap vetes kohë dhe të fokusohem më shumë te shëndeti mendor dhe qetësia. Nga ajo ditë nuk kam hequr asnjë gram dhe trupi është po njësoj, por brenda vetes jam shumë më mirë. Merrni kohën që ju duhet për t’u shëruar”, -ka shkruar ajo.