Ditën e sotme moderatorja Rudina Dembacaj ka ndarë lajmin e hidhur të ikjes nga jeta të babait të saj.

Përmes një postimi në “Instagram”, ajo ka publikuar një foto të të atit dhe shkruan një mesazh mjaft prekës: “I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumirë diell zemre! Shko pranë zotit, Rexhep Dembacaj”.

Rudina ka treguar disa ditë më parë se babai ndodhej në spital për shkak të problemeve shëndetësore, madje dhe ditëlindjen e saj e kaloi te dera e spitalit. Por sot ai fatkeqësisht ka ndërruar jetë.