Meghan Markel kujton kohët kur dilte për jetë nate me shoqërinë (FOTO)

19/01/2020 - 17:12

Largimi i Meghan Markle nga Pallati Mbretëror i Mbretërisë së Bashkuar, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave botërore gjatë ditëve të fundit. Së bashku me djalin, ajo u largua drejt Kanadasë, ku dhe po qëndron aktualisht.

Mbajtja e titujve mbretërore, duket se nuk i përshtatej Meghan, dhe kjo duket në fotot që ka postuar së fundmi. Ajo kujton kohën kur kishte dalë për jetë nate me shoqet e saj në një lokal në Toronto. Njëra prej tyre është Jessica Mulroney, e martuar me djalin e një ish-Kryeministri kanadez. Kurse tjetra, Sophie Trudeau, bashkëshortja e Kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau.

Këto foto janë realizuar në vitin 2016, kohë kur Meghan krijoi shoqëri të afërt me gruan e Kryeministrit kanadez. Ky i fundit, i ka kërkuar vendit të tij që të mirëpresë Princin Harry dhe Meghan Markle së bashku me djalin e tyre Archie, pas largimit nga Pallati Mbretëror. Kjo nënkupton që qeveria kanadeze duhet të ofrojë siguri 24 orë në ditë për çiftin mbretëror, duke rritur kostot e buxhetit.

Mirëpo, jo të gjithë në Kanada janë dakord. Javën e kaluar, gazeta më e shitur në vend “The Globe and Mail” tha se Harry dhe Meghan nuk duhet të jetojnë në Kanada.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bebe Rexha ka folur hapur për herë të parë rreth përvojës së saj me çrregullimin bipolar që kur bëri publike diagnozën e saj në prillin t

Fatmir Hysenbelliu i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora ka treguar sakrificën më të madhe që ka bërë për dashurinë.

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka falënderuar të gjithë miqtë dhe dashamirët që i kanë qëndruar pranë në këto çaste të vështira që po k

Mamaja e këngëtares Xhesika Polo, njëherazi edhe motra e këngëtares së njohur Valbona Mema, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Pas javëve të tëra impenjime për shkak të Megxit, më në fund princi William dhe Kate Middleton kanë marrë disa ditë pushime me fëmijët e

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ka kujtuar sot të atin e ndjerë në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Duffy, ka treguar se është droguar dhe dhunuar pasi është mbajtur peng për ditë me radhë.

Vitin e kaluar, pasi Roberti u nda nga Nora, u përfol se ai kishte nisur një lidhje të re me një modelen Xhesika Kadiu.

Lart e poshtë po flitet se prej disa kohësh, bukuroshja shqiptare Adrola Dushi, po shijon një romancë të re, të cilën ka preferuar ta mba