Meghan Markle feston sot ditëlindjen e saj të 39-të dhe nuk ka munguar urimi nga mbretëresha Elizabeth, Princi William dhe bashkëshortja e tij, Katte Middleton.

Profili zyrtar i familjes mbretërore publikoi në Instagram këtë mëngjes një fotografi të mbretëreshes dhe Meghan Markle në eventin e tyre të parë të përbashkët mbretëror duke shkruar: “I urojmë dukeshës së Sussex gëzuar ditëlindjen”.

Kate dhe William gjithashtu publikuan një foto të Meghan duke e quajtur atë dukeshën e Sussex me po të njëjtin urim.

Nuk dihet ende reagimi i Markle pas këtyre urimeve, megjithatë raporti i saj me familjen mbretërore ka qenë tejet i komplikuar.

Për shkak të problemeve të shumta ajo dhe Princ Harry vendosën të largohen nga pallati mbretëror.