Meghan Markle po jeton jetën si një amerikane e lirë

14/01/2020 - 17:47

Po pyesni veten se çfarë po bën Meghan Markle në Kanada, ndërkohë që Princi Harry merret me pasojat e vendimit të tyre për të hequr dorë nga familja mbretërore?

Sipas “E!News”, Dukesha është rikthyer në rezidencën që ajo dhe Harry qëndruan gjatë gjithë pushimeve të tyre të fundvitit dhe një burim zbulon se po shijon lirinë e saj mes gjithë dramës.

Sipas burimit: “Ajo më së shumti qëndron në shtëpi, por bën një xhiro në mes të ditës vetëm për të dalë nga shtëpia”.

Dukesha me sa duket ka eksploruar ishullin Vancouver vetë, duke drejtuar një “Range Rover”, me makinën e sigurisë që i vinte nga pas.

Siç shpjegon burimi, “Ajo ka shkuar për një xhiro nëpër qytet dhe për të marrë dikë në aeroport që dukej si nëna e saj”.

Ndërkohë, një burim tjetër tregon se Meghan ishte parë duke shkuar në një farmaci të dielën:

“Me fjalë të tjera, ajo po jeton një jetë plotësisht normale me djalin Archie larg dramës në Angli”.

Është e paqartë se kur Princi Harry do të kthehet në Kanada për t’u bashkuar me Meghan dhe Archie-n, por Mbretëresha ka konfirmuar se ajo i mbështet ata, duke thënë “Harry dhe Meghan kanë bërë të qartë se ata nuk duan të mbështeten në fondet publike në jetën e tyre të re”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të përfolura të momentit, për faktin se kanë luajtur me idenë që janë më shumë koleg

Olti Curri ka thënë dy fjalë për këngët e reja shqiptare që po publikohen këtë sezon vere!

Romanca mes këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit Romeo Veshaj është në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Jada Pinkett Smith ka pranuar që ka qenë e lidhur me këngëtarin August Alsina, ndërsa ishte e martuar me Will Smith.

Aktorja gjermano-turke Meryem Uzerli mori një famë të madhe me rolin e saj si “Hyrrem” në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, serial hist

Ditën e djeshme këngëtari shumë i dashur për publikun Ledri Vula festoi ditëlindjen.

Rudina Magjistari ka eksperimentuar rrallëherë me ‘look-un’ e saj duke u shfaqur përherë në ekran me pamjen e saj me flokët biondë.

Aktori i Hollywood Johnny Depp ka marrë hak sot në mbyllje të seancës së katërt të gjyqit duke thënë se ish-gruaja e tij pinte dy shishe

Pas shumë vitesh në ekranin e Top Channel, duket se moderatorja e programit "Portokalli", Xhemi Shehu ka dhënë dorëheqjen.