Mendoi se nuk do bëhej kurrë nënë, modelja 25-vjeçare jep lajmin e bukur

31/05/2020 - 11:55

Kishte menduar se nuk do të bëhej kurrë nënë për shkak të sëmundjes por modelja e njohur e “Victoria’s Secret”, Romee Strijd ka dhënë lajmin e ëmbël se është shtatzënë për herë të parë.

25-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Laurens van Leeuwen do të bëhen së shpejti prindër.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe e quan mrekulli shtatzëninë ndërsa ndan me ndjekësit problemet me shëndetin për shkak të mbingarkesës në punë që i rrezikoi jo pak ëndrrën e madhe për të ndërtuar një familje.

"Ne do bëhemi me fëmijë. 2 vite më parë u diagnostikova me PCOS (Sindroma e vezoreve polikistike) pasi nuk më erdhën periodat për 7 vjet. U shkatërrova sepse të bëhesha nënë dhe të ndërtoja një familje me bashkëshortin tim ishte ëndrra më e madhe. Kisha kaq shumë frikë se nuk do t’i realizoja këto sepse më thanë që do jetë e vështirë të bëhesha me fëmijë në mënyrë natyrale. Fillova të lexoj për sindromën dhe dola në konkluzonin se sindroma ime nuk ishte tipike. Mua më ishte shfaqur për shkak se trupi im ishte në stres të vazhdueshëm. Nuk ndihesha e stresuar mendërisht prandaj ishte e vështirë ta kuptoja, por jeta ime konsistonte në udhëtime gjithë kohës, ushtrime çdo ditë, haja shumë shëndetshëm dhe strikt. Mendoj se kam ushtruar presion në trupin tim dhe çdo trup është i ndryshëm, por mendoj se pesha ime nuk ishte e duhur që trupi im të funksiononte siç duhet dhe nuk e përballonte udhëtimin e vazhdueshëm. Në këtë pikë fillova të kërkoj për shërim natyral të sindromës dhe dola në konkluzionin që duhet të bëj më pak ushtrime, mos të kufizoj ushqimet, të jem e mirë me veten dhe të pushoj kur duhet. Gjithashtu provova disa suplemnte natyrale, akupunkturë dhe u kthyem përsëri në Hollandë, për të kaluar më shumë kohë me familjen meqënëse unë jam një person familjar. Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse që periodat mu kthyen nëntorin e vitit të kaluar dhe së shpejti do bëhemi tre. Vajzave që po mundohen të ngelin shtatzënë dua t’i them besoni në vete dhe duajeni veten tuaj dhe trupin tuaj dhe mos lejoni mendimet t’ju stresojnë", shkruan modelja.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të përfolura të momentit, për faktin se kanë luajtur me idenë që janë më shumë koleg

Olti Curri ka thënë dy fjalë për këngët e reja shqiptare që po publikohen këtë sezon vere!

Romanca mes këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit Romeo Veshaj është në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Jada Pinkett Smith ka pranuar që ka qenë e lidhur me këngëtarin August Alsina, ndërsa ishte e martuar me Will Smith.

Aktorja gjermano-turke Meryem Uzerli mori një famë të madhe me rolin e saj si “Hyrrem” në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, serial hist

Ditën e djeshme këngëtari shumë i dashur për publikun Ledri Vula festoi ditëlindjen.

Rudina Magjistari ka eksperimentuar rrallëherë me ‘look-un’ e saj duke u shfaqur përherë në ekran me pamjen e saj me flokët biondë.

Aktori i Hollywood Johnny Depp ka marrë hak sot në mbyllje të seancës së katërt të gjyqit duke thënë se ish-gruaja e tij pinte dy shishe

Pas shumë vitesh në ekranin e Top Channel, duket se moderatorja e programit "Portokalli", Xhemi Shehu ka dhënë dorëheqjen.

Me një foto nga momentet e tyre romantike, Sara Hoxha i ka dedikuar një urim të ëmbël partnerit të saj, Ledri Vula i cili sot feston ditë