Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha ishte e ftuar mbrëmë në premierën e emisionit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.

Në rubrikën “Ndaje ose haje” Lori u vu përpara një zgjedhje të vështirë për shkak të pyetjes pikante që e detyronte të hante ushqime të shpifura.

Modelja Emina Çunmulaj i tha Lorit të zgjidhte midis mamit të saj, Vjollca Hoxhës dhe motrës Sarës e të tregonte se cila nga të dyja është mami më e mirë.

“Po mendoj që mami im i ka mësuar më të mirat motrës sime,prandaj mendoj që motra ime është mami më e mirë.”, u përgjigj ajo me diplomaci.