25/11/2020 - 11:00
Almeda Abazi Sayisman dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë bukuroshja shqiptare përmes një postimi në Instagram.
"Bebi numër 2 në pritje. Mezi presim të të takojmë", shkruan Almeda krahas fotove me partnerin, duart e të cilit qëndrojnë mbi barkun e saj.
Almeda dhe Tolgahan janë prindër të vogëlushit Efehan, i cili erdhi në jetë 5 majin e 2019-ës.
/portali DurresLajm/