Michael Schumacher transferohet në rezidencën luksoze

29/09/2020 - 11:17

Legjenda e Formula 1 Michael Schumacher është zhvendosur për të jetuar në një vilë luksoze në Majorca të Spanjës. Sipas shtypit spanjoll, thuhet se bashkëshortja e Schumacher e bleu këtë vilë 3 vite më parë nga Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez.

Shtatë herë kampioni i botës në garat me makina ka lënë shtëpinë e tij në Zvicër dhe po qëndron në rezidencën ekskluzive në Majorca.

Vendi ku po qëndron 51-vjeçari është identifikuar si Vila Yasmin, të cilën Corinna Schumacher e bleu në vitin 2017 për 27 milionë Paund. Kjo rezidencë u ble fillimisht nga Presidenti i Real Madrid në vitin 2005, por e nxori në shitje në vitin 2017 pas vdekjes së bashkëshortes së tij.

Vila Yasmin ka një sipërfaqe prej 15 mijë metra katrorë dhe përfshin dy pishina, vend për helikopter, palestër dhe një kopsht të madh.

Michael Schumacher, kampioni 7 herë i Formula 1, pësoi një aksident në ski në Alpet Franceze në dhjetor të vitit 2013. Në atë kohë, Schumacher ra në koma dhe aktualisht raportohet se nuk mund të lëvizë dhe as të flasë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja e njohur, Beyonce ka pozuar për numrin e muajit dhjetor të “British Vogue”.

Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë u bënë prindër të një vajze më 22 tetor, të cilën vendosën ta quajnë Geraldina.

Aktorja e njohur hollivudiane, Scarlett Johansson është martuar në fshehtësi me të fejuarin e saj Colin Jost.

Kim Kardashian, mbushi 40-vjeç disa ditë më parë, ndërsa festa e saj ishte kryefjala e të gjitha mediave.

Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare më 16 janar të këtij viti.

Legjenda e muzikës, Elton John teksa ka folur në një videolive me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e ka komplimentuar atë publ

Dhjetë ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj  u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Die

Nuk është thashethem, ka një njeri të ri në jetën e Adele.

Gwen Stefani i ka thënë “Po” propozimit për martesë të Blake Shelton, pas 5 vitesh së bashku.

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka zbuluar ditën e sotme se ai dhe bashkëshortja e tij, Konstandina më në fund e kanë fituar bete