Miley Cyrus ndahet me Cody Simpson

14/08/2020 - 22:06

Miley Cyrus dhe Cody Simpson i kanë dhënë fund lidhjes së tyre prej 10 muajsh. Thashethemet për ndarjen e çiftit nisën këtë të enjte më 13 gusht. Disa orë më vonë, teksa ka publikuar këngën e saj të re me videoklip, “Midnight Sky”, 27 vjeçarja ka konfirmuar spekulimet përmes një lidhjeje Live në Instagram.

Para se të festonte projektin e ri muzikor, Miley i tha fansave se donte të sqaronte çdo gjë.

Duke iu referuar ndarjes në gusht të 2019-ës nga aktori Liam Hemsworth, Cyrus tha: “Një vit më parë, thuajse në po këtë datë ekzakte, mediat tentuan ta tregonin historinë time për mua dhe ta kontrollonin atë, dhe nuk do ta pranoj më këtë. Sot, mësova se unë dhe i dashuri im jemi ndarë, e se lajmi ishte konfirmuar nga një burim i besueshëm, megjithëse askush nuk është i besueshëm në një marrëdhënie përveç dy individëve që janë pjesë e saj,”

Më pas, duke konfirmuar ndarjen nga këngëtari australian ajo shtoi: “Për momentin dy gjysma nuk bëjnë dot një të plotë prandaj unë dhe Cody po punojmë indivudualisht mbi veten tonë për t’u bërë njerëzit që duam të bëhemi”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktorja e njohur Amanda Seyfried dhe bashkëshorti i i saj, Thomas Sadoski, janë bërë prindër për herë të dytë, me një djalë. 

Një ditë më parë, raportohet se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri afër shtëpisë së këngëtares së njohur, Taylor Swift.

Pak ditë më parë, reperi i njohur Stresi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë dy prej emrave më të përfolur në mediat rozë.

Aktorja e njohur hollivudiane, Gwyneth Paltrow ka festuar një ditë më parë 48-vjetorin e lindjes në një mënyrë të veçantë.

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha ishte e ftuar mbrëmë në premierën e emisionit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana V

Moderatorja Arjola Shehu sot feston ditëlindjen e saj ndryshe nga herët e tjera.

Reperi shqiptar, Arian Gushi i njohur me emrin e artit, Gold Ag ka pranuar se ai dhe bashkëshortja e tij, të cilët u kurorëzuan në martes

Për blogerin durrsak, Olti Curri në ditët e sotme nuk ka rëndësi të jesh i bukur apo inteligjent, rëndësi ka sipas tij të jesh "p*** s**e

Ndonëse ka arritur majat e suksesit në industrinë muzikore në botë, këngëtarja Rita Ora e ka përkrahur gjithmonë Shqipërinë dhe Kosovën.