Modelja i rikthen buzëqeshjen familjes nga Durrësi, do i ndërtojë shtëpinë

05/12/2019 - 13:14

Morena Taraka është një ndër personazhet e ekranit që pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit udhëtoi drejt Shqipërisë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të prekura.

Përmes një postimi në Instagram, Morena ka bërë me dije se do të ndërtojë shtëpinë e familjes së Elton Turja në Kameras të Durrësit, i cili vuante nga sëmundja e zemrës dhe ndodhet në kushte shumë të vështira ekonomike.

Siç shkruan dhe në postim, sëmundja e kryefamiljarit e ka prekur së tepërmi modelen, e cila vendosi t’ju kthejë buzëqeshjen me një shtëpi.

“Isha tek familja e Elton Turja në Kameras. Vendosëm një çadër. Në shtëpinë e tyre kishin një baba, e di se të gjithë baballarët shqiptarë janë të mrekullueshëm, por fytyra e tij ishte aq e butë dhe bujare, sa brenda syve të tij shihja një zemër të gërryer që i thoshte vetes: Përse familja ime fle jashtë, e nuk kam si ta ndihmoj? Ajo që më preku më shumë, ishte se ai kishte kohë që kishte probleme me zemrën. Dhe unë e di se sa e rëndë është, sa e vështirë është të kesh dikë të sëmurë nga kjo sëmundje. Unë mora përsipër të ndërtoj shtëpinë e tyre të re dhe të rikthej buzëqeshjen e tyre me një shtëpi, sepse shëndetin s’mund t’ja garantoj atij babai të shkretë sepse ajo është në dorën e Zotit. Po ashtu si babai im që kalon vit pas viti operime të shumta nga kjo sëmundje. Kjo shtëpi do të jetë e ndërtuar nga unë, një bijë nga Kosova me shumë dashuri për nënën Shqipëri”.

 
 
 
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 

ISHA TEK FAMILJA ELTON TURJA NE KAMERAS, VENDOSEM NJE TEND.. NE SHTEPI KISHIN NJE BABA, E DI SE GJITHE BABALLARET SHQIPTARE JANE TE MREKULLUESHEM, POR FYTYRA E TIJ ISHTE AQ E BUT E BUJARE SA BRENDA SYVE TIJ SHIFJA NJE ZEMER TE GRYER QE I THOSHTE VETES PERSE FAMILJA IME FLEN JASHT...E SKAM SI TI NDIHMOJE!!! AJO CKA ME PREKU ME SE SHUMTI ISHTE SE AI KISHTE KOHE QE KISHTE PROBLEME ME ZEMEREN, DHE UNE E DI SE SA E E REND DHE SA E VESHTIRE ESHTE TE KESH DIKEND TE SEMURE NGA KJO SEMUNDJE... UNE MORRA PERSIPER TE NDERTOJ SHTEPINE E TYRE TE RE... DHE TE KTHEJ BUZEQESHJEN E TYRE ME NJE SHTEPI, SEPSE SHENDETIN SMUND TJA GARANTOJA ATI BABAJE TE SHKRET SEPSE AJO ESHTE NE DOREN E ZOTIT, PO ASHTU SI EDHE SHENDETI BABIT TIM QE KALON ME VITE E VITE OPERIME TE SHUMTA NGA KJO SEMUNDJE.. KJO SHTEPI DO TE JETE E NDERTUAR NGA UNE, NJE BIJE NGA KOSOVA, ME SHUME DASHURI PER NENEN SHQIPERI.. MT 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja Selena Gomez është shprehur rreth gjendjes së saj pas ndarjes nga këngëtari Justin Bieber.

Pamela Anderson ka publikuar fotografitë e para me bashkëshortin, Jon Peters, me të cilin bëri një ceremoni sekrete në fillim të kësaj ja

Ceremonia e çmimeve Grammy është paraprirë nga një sfilatë e vërtetë mode.

Të gjithë ishim në pritje të një dasme me plot të ftuar të çiftit Klea Huta dhe Elgit Doda, sidomos edhe pas “ceremonisë” së improvizuar

I ftuar këtë të diel në emisionin “ThumbOn” në TV Ora ka qenë ministri i Turizmit Blendi Klosi.

Zemra e Selena Gomez u ndal herën e parë, kur ajo u takua me Jennifer Aniston.

Brad Pitt i fitoi të gjitha lavdërimet nga kritikët dhe audienca për rolin e tij në ‘Once upon a time in Hollywood’ të Quentin Tarantino 

Kohëve të fundit është përfolur për një marrëdhënie të mundshme midis Romeo Veshaj dhe Sara Kolamit, madje supozohej që ishin njohur në a

Teksa Stresi merret me muzikë në Shqipëri, Keisi vazhdon jetën e saj në Kanada, ku ndjek studimet e larta.

Loredana dhe Mozzik kanë qenë një ndër çiftet më të përfolur të kohëve të fundit.