Udhëtimi i moderatores simpatike nga Durrësi, Xhesi Muçaj në drejtimin e emisionit “Dy botë” në RTV Ora, duket se i ka ardhur fundi.

Lajmin e ka konfirmuar mëngjesin e sotëm producenti i emisionit, Pietro Zaniboni i ftuar në “Ditë e Re”.

Pietro falenderoi moderatoren Muçaj për profesionalizmin që ka treguar dhe për buzëqeshjen që ka falur gjatë gjithë këtyre puntatave.

“Unë falenderoj Xhesika Muçajn, e falenderoj për profesionalizmin dhe buzëqeshjen. Ne kemi një linjë programi që na kushtëzon si autorë që të kemi një dinamizëm absolut. Ne kemi thënë, më saktë znj.Rudina se konkurentët nuk do të pësonin eleminime dhe që personat e vetëm që mund të ndryshoheshin ishin vetë prezantueset. Jo për mungesë meritash, por sepse formati herë pas here parashikon ndryshime. Gjithçka që nuk i përshtatet linjës të projektit ne natyrisht gjatë rrugës mundohemi ta mbushim.”– thotë Pietro, ndërsa më tej bëri të ditur se në vendin e Xhesit do të jetë Xhensila Pere.

“Do të kemi zonjushën Xhensila Pere, e cila ishte e ftuara jonë në puntatën e dytë.”