Moderatorja Einxhel Shkira ka publikuar një foto të koleges dhe mikeshës së saj, Fjoralba Ponari me të dashurin, ku duken shumë të dashuruar dhe të lumtur krah njëri-tjetrin.

Teksa i kërkon falje Fjoralbës për foton e publikuar, Shkira shkruan se pas një femre të suksesshme duhet patjetër të jetë një mashkull i mirëkuptueshëm, suportues dhe motivues.

“Më fal Fjor. E di që asaj nuk i pëlqen të flasë shumë për jetën personale, por më lejoni t’ju them që nëse pas një mashkulli të suksesshëm është një grua e zgjuar, pas një femre të suksesshme duhet patjetër të jetë një mashkull i mirëkuptueshëm, suportues dhe motivues, që gëzon për arritjet e tua dhe të lejon të manifestosh dëshirat e tua pa u trembur se mos e humbasësh… apo të ndihet inferior prej suksesit tënd. Ai është telefonata e parë kur ajo merr një lajm të mirë ose të keq. Femrat e forta janë të dashuruara nga meshkuj të fortë.”