Pak ditë më parë, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana tregoi se është vetëizoluar në banesën e tij në Itali për shkak të koronavirusit, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të kufizojnë kontaktet fizike në mënyrë që të mos lejojmë përhapjen e virusit.

Sot, bashkëshortja e ish-kapitenit, Monika ka treguar sesi po e kalojnë këtë periudhë të vështirë përmes disa postimeve në Instagram.

E pyetur nga një ndjekës se kush është fëmijë më i rrëmujshëm këto ditë në shtëpi, Boiken apo Loriku, Monika ka treguar se ky i fundit fle pjesën më të madhe të kohës.

Mes të tjerash Monika thotë se i lan duart për 20 sekonda sa herë që prek ndonjë send që vjen nga jashtë.

“Ne punojnë”, i përgjigjet një tjetër ndjekësi i cili e pyet se si e kalojnë ditën ndërsa poston foto të disa vizatimeve të bëra nga i biri.