“Mos lejoni që turpi t’ju shkatërrojë”, Justin Bieber kthehet në adoleshencë dhe kujton momentin e arrestimit

24/01/2021 - 16:37

Këngëtari i njohur Justin Bieber është kthyer në vitet e adoleshencës duke kujtuar se si u arrestua në vitin 2014.

Ai po drejtonte automjetin pa patentë ndërsa nuk e kishte plotësuar ende moshën për të drejtuar automjete. Në një shkrim në rrjete sociale, ai thotë se nuk është aspak krenar për atë ditë, por me ndihmën e Jezusit, ia doli që të ecë në rrugën e drejtë.

“7 vite më parë u arrestova, por nuk ishte momenti më i mirë. Nuk jam aspak krenar për vendin ku isha në jetën time, Unë po lëndoja, isha i pakënaqur, i hutuar, i pa udhëhequr, i mashtruar dhe i zemëruar me Zotin.

Unë gjithashtu përdorja shumë veshje lëkure. E them të gjithë këtë për të treguar se Zoti më ka sjellë në rrugë të drejtë. Që prej asaj kohe dhe deri tani, unë arrij të kuptoj diçka. Zoti ishte afër meje atëherë sa është tani. Frymëzimi im për ju është të ‘lini të kaluarën tuaj të jetë një kujtesë se sa larg ju ka sjellë zoti. Mos lejoni që turpi t’ju shkatërrojë, lejoni që falja e Jezusit të marrë përsipër dhe të lulëzojë jetën tuaj për atë çfarë Zoti ka krijuar. Ju dua me të gjithë zemrën time”, shkroi në Instagram.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë intervistës ekskluzive me Oprah Winfrey, Meghan Markle rrëfeu si kurrë më parë për gjithë momentet e errëta që i është dashur të ka

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka zbuluar se do të marrë drejtimin e “Portokalli” për këtë sezon të ri.

Moderatori i njohur Blendi Fevziu ka rrëfyer marrëdhënien e tij me fëmijët, po veçanërisht me vajzën e vogël. Ai ka zbuluar edhe "sherret

56-vjeçari Nicolas Cage është martuar për herë të pestë, këtë herë me të dashurën 26-vjeçare Riko Shibata në një ceremoni të vogël në Las

Këngëtari Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao kanë celebruar dashurinë e tyre me martesë.

Aktori i mirënjohur shqiptar, Behar Mera do të jetë zyrtarisht pjesë e emisionit të humorit, "Klanifornia". 

Adele është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj Simon Konecki pas dy vitesh negociata.

Reperi i njohur, Mozzik është një nga më të paguarit në tregun muzikor shqiptar.

Romain Gavras ka konfirmuar ndarjen nga Rita Ora pas disa muajsh lidhjeje.