Dy vëllezërit Mozzik dhe Getinjo ishin të ftuar në puntatën e të shtunës të “Shiko kush luan” me Luana Vjollcën, ku janë vënë përballë lojrave e sfidave të ndryshme së bashku me të ftuarit e tjerë.

Gjatë sfidës “Paintball”, Getinjo dhe Mozzik u vunë përballë një pyetjeje të sikletshme, duhet të tregonin emrin e personazhit shqiptar që mendonin se ishte bërë i famshëm falë tyre.

Ata qëlluan mbi foton e reperit Fero, i cili dikur ishte anëtar i “On Records” ku Mozzik dhe Getinjo bënin pjesë.