Ndarja e Mozzik dhe Loredanës ka qenë tema më e diskutuar kohët e fundit, shoqëruar me shumë kunja që ata i bënin njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Pas deklaratës së Loredanës për ndarjen e tyre, e cila ishte e para që theu heshtjen pas shumë dyshimeve, situata u bë akoma dhe më e qartë.

Dukshëm të dy kanë ecur para, këngëtarja me turin e saj dhe Mozzik me muzikën e tij. Ai ka zbuluar se do të publikohet shumë shpejt projekti i fundit, i titulluar “Dhelpër dinake”. Këtë e ka lajmëruar me anë të një postimi në “Instagram”, në të cilin shkruan: “Dhelpër Dinake po vjen. Me ndërru lojën në vjeshtë, veç unë di”.

Nisur nga titulli, kënga të jep idenë se është një dedikim për ish-partneren e tij, por na mbetet të presim derisa të publikohet, për ta kuptuar edhe më mirë. Ndërkohë, sa i takon fëmijës, mediat e Kosovës kanë treguar se ata sapo kanë ndarë kujdestarinë, ndërkohë që secili vazhdon karrierën e vet.