Këngëtarja suedeze, Marie Fredriksson, vokalistja e grupit Roxette, ka humbur jetën në moshën 61-vjeçare pas një lufte të gjatë me sëmundjen.

E njohur për hitet “Listen To Your Heart”, “The Look”, “Joyride” dhe “It Must Have Been Love”, ajo ishte një ndër këngëtaret më të dashura dhe të vlerësuara të kohës së saj.

Fredriksson la pas bashkëshortin dhe dy fëmijët, vajzën 26 vjeçare dhe djalin 23-vjeçar.

Ata kanë deklaruar se ceremonia mortore do të bëhet me njerëz të afërm, në një rreth të ngushtë.

Ylli i muzikës vuante prej vitit 2002 nga sëmundja e kancerit.