Këngëtari italian Al Bano Carrisi ditën e sotme ka humbur nënën në moshën 96-vjeçare.

Ajo që ai e quante “Zonja më e mirë në botë”, mbylli sytë përgjithmonë duke e lënë një trishtim të madh te këngëtari, siç raportojnë edhe mediat italiane.

Lidhja e tyre ka qenë shumë e fortë, aq sa ishte e vështirë që gjatë intervistave, Jolanda, nëna e tij të mos përmendej të paktën një herë. “Ajo është një luaneshë, kushdo që lëndon fëmijën e saj nuk ka rrugëdalje”, thoshte në një nga intervistat Carrisi.