Të tjera detaje zbardhen nga vdekja e parakohshme e reperit amerikan, Juice Wrld i cili është ndarë nga jeta të dielën në moshën 21-vjeçare.

Vdekja e tij u raportua si fillim nga mediat, por më pas u konfirmua edhe nga autoritetet mjekësore. “TMZ” shkruan se në avionin ku Juice ndërroi jete, janë gjetur një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike dhe armë.

Policia në Chicago gjeti në avion 41 qese të mbushura me marijuanë, gjashtë shishe shurup kolle Codeine, dy pistoleta 9 mm, një pistoletë me kalibër 0.40, një karikator municionesh me kapacitet të lartë dhe plumba.

“TMZ” shton se para se forcat policore të kontrollonin avionin, reperi piu një grusht me kokrra Percocet, që besohet të kenë shkaktuar një mbidozë.