01/12/2020 - 12:46
Moderatorja Dojna Mema prezantoi këtë vit koncertin virtual që u mbajt me rastin e "Natës së Bardhë" më 29 nëntor, ku artistët u ngjitën në skenë pa publik, për shkak të rregullave për mos përhapjen e Covid-19.
Në një postim në Instagram, Dojna ka ndarë me ndjekësit disa momente nga prezantimi i pazakonshëm siç e quan edhe ajo, ku shfaqet me këngëtarët në skenë.
Mirëpo ndjekësve të saj ju ka tërhequr vëmendjen fakti që Dojna qëndron shumë pranë artistëve në skenë, ku e kanë kritikuar moderatoren të ruajë distancën.
"Dojnaaa distancën goce se kemi hallin edhe të gjyshes", i shkruan ndjekësja dhe moderatorja i është përgjigjur duke zbuluar që e ka kaluar Covid-19.
"E kam kaluar Covid-19 dhe sipas analizave të fundit vazhdoj të jem imune duke mos përbërë rrezik për të tjerët, aq më tepër për gjyshen."
/portali DurresLajm/
