Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Kjo e fundit, ndan shpesh me ndjekësit foto ku tregon barkun e rrumbullakosur dhe duke parë imazhet e saj, fansat e blogeres kanë menduar se shtatzënia e Sarës po shkon më së miri.

“A ta bëj i pyetje kështu shqetësime shtatzënie ke ti? Zot na ruaj, ne vdiqem te shkretet, te vjella, vap, siklet, ankth, preokupim sa herë bëjmë ecografi dhe analiza. Ca me të thonë ishalla qofsh si ne foto”, i shkruan një ndjekëse Sarës e cila i ka kthyer përgjigje menjëherë, duke zbuluar sikletet që ajo po kalon gjatë shtatzanisë.

“Kam si jo. Mesi me këputi fare (ndonjëherë mezi eci dhe çohem nga krevati), për analizat mos me fol se stresi dhe qejfi me i madh aty qenkan bashke, vape sa të duash… por nuk i kap aparati fotografik këto edhe s’ka pse. Bëjmë foto për qejf jo për hall. Te uroj shtatzëni sa me te lehtë.”