Almeda Abazi ndodhet në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Çifti pret të bëhen prindër të një vajze, detaj që e zbuluan nga një festë familjare në shtëpi.

Bukuroshja me origjinë shqiptare është tejet aktive në rrjetet sociale, duke postuar foto dhe video nga përditshmëria e saj.

Ajo ka postuar sot një foto me bashkëshortin Tolgahan, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ndërsa mban veshur një fustan të kaltër. 

Pak muaj më parë, Almeda dhe familja e saj u infektuan me Covid-19, por që fatmirësisht e kaluan lehtë.