Bebe Rexha është një ndër këngëtaret me prejardhje shqiptare që gëzon famë në gjithë botën. Ajo është shumë aktive në industrinë e muzikës, duke publikuar gjithmonë projekte të reja muzikore.

Por edhe pse është largur e vogël drejt SHBA, Bebe Rexha asnjëherë nuk ka ngurruar të tregojë haptas prejardhjen e saj, madje është krenare për të.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një version të ri të këngës “Say my name” e përshtatur me çifteli, teksa Bebe dhe tezja e saj shfaqen duke kërcyer.

Verisoni i ri është krijuar nga Jurgen Pecnikaj, një i ri shqiptar i talentuar që mikson hite të ndryshme me muzikën e bukur që lëshojnë telat e instrumentit të vjetër shqiptar.

Më poshtë keni videon e plotë të postuar nga Pecnikaj në profilin e tij në Instagram.