Nga prezantimi te veshja/ Alketa Vejsiu zbulon detaje për Sanremon

18/01/2020 - 15:11

Alketa Vejsiu do të ngjitet në skenën e Sanremos në natën e tretë, së bashku me Georgina Rodríguez, partneren e Cristiano Ronaldo-s. Në suplementin Bluetooth të Gazetës Shqiptare, moderatorja zbuloi disa detaje për festivalin.

Vejsiu shprehet se “nuk di si ta përshkruajë emocionin” përsa i përket momentin kur mori vesh se ishte përzgjedhur nga drejtori artistik i Sanremos, Amadeus, emri i vërtetë i të cilit është Amedeo Sebastiani.

“Ishte pika kulmore e karrierës sime. Prej vitesh kam kontakte me televizionin italian, organizatorët më kishin parë në intervistën time në Rai Uno pas tërmetit dhe natyrisht që Festivali i RTSH-së ishte dhe një tjetër hapësirë ku ata konfirmuan që unë isha e duhura për të qenë në atë skenë. Gjithsej do të jenë 5 netë. Unë do të jem natën e tretë së bashku me Georgina Rodríguez, partneren e Ronaldos.”

Përsa i përket veshjeve, Alketa zbuloi se do të vishet nga Dolce & Gabbana dhe një brend shqiptar, të cilin vendosi ta mbante surprizë.

“Do të kem dy veshje, ishin të shumtë brand-et që kërkuan të më vishnin, por kam zgjedhur Dolce & Gabbana për njërën nga veshjet. Natyrisht që veshja tjetër do të jetë një brand shqiptar, por preferoj ta mbaj surprizë.”

Ndër të tjera, moderatorja shtoi se nuk do të përqëndrohet vetëm te prezantimi.

“Programi im është të prezantoj, të këndoj si edhe kam një monolog. Natën e tretë do jenë të ftuar Mika, Massimo Ranieri, Lewis Capaldi, Roberto Benigni, Fiorello, Tiziano Ferro. Këto janë detajet që mund t’ju zbuloj paraprakisht.”

Në fund, Vejsiu theksoi se nuk e priste Sanremon, ndonëse prej vitesh punonte për një karrierë në Itali.

“Kam punuar për të pasur edhe një karrierë në Itali, jam përgatitur për këtë ditë. E mendoja se do të ishte e afërt dita kur do të bëhesha pjesë e medias italiane, por e mendoja se do të vinte si shkallare, pak nga pak, nuk prisja Sanremon. Mediat italiane kanë shkruar fjalë të mrekullueshme dhe për këtë jam edhe më shumë e lumtur dhe mirënjohëse, sepse vlerësimi nga mediat ndërkombëtare është një vlerësim i dyfishtë për mua.”

Sanremo 2020 do të mbahet në datat 4 – 8 shkurt.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bebe Rexha ka folur hapur për herë të parë rreth përvojës së saj me çrregullimin bipolar që kur bëri publike diagnozën e saj në prillin t

Fatmir Hysenbelliu i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora ka treguar sakrificën më të madhe që ka bërë për dashurinë.

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka falënderuar të gjithë miqtë dhe dashamirët që i kanë qëndruar pranë në këto çaste të vështira që po k

Mamaja e këngëtares Xhesika Polo, njëherazi edhe motra e këngëtares së njohur Valbona Mema, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Pas javëve të tëra impenjime për shkak të Megxit, më në fund princi William dhe Kate Middleton kanë marrë disa ditë pushime me fëmijët e

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ka kujtuar sot të atin e ndjerë në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Duffy, ka treguar se është droguar dhe dhunuar pasi është mbajtur peng për ditë me radhë.

Vitin e kaluar, pasi Roberti u nda nga Nora, u përfol se ai kishte nisur një lidhje të re me një modelen Xhesika Kadiu.

Lart e poshtë po flitet se prej disa kohësh, bukuroshja shqiptare Adrola Dushi, po shijon një romancë të re, të cilën ka preferuar ta mba