Këngëtari i dashur për publikun, Shpat Kasapi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e tij me të fejuarën, Selvije Jao.

Ceremonia është bërë në fshehtësi të plotë, ndërsa lajmin e ka dhënë çifti përmes postimeve në rrjete sociale, ku kanë publikuar një fotografi nga dita e tyre e madhe.

“Nga sot, Selvije Kasapi”, shkruan krahas këngëtari krahas fotos.

Çifti u fejua në muajin janar të këtij viti, por ende nuk kishin përcaktuar asgjë në lidhje me dasmën për shkak të situatës nga pandemia.