Nga tradhtia tek fëmija i paligjshëm, Cardi B sqaron arsyet e ndarjes: Nuk kam derdhur asnjë pikë lot

19/09/2020 - 20:46

Cardi B ka ka folur rreth thashemeve që u përhapën rreth divorcit të saj, pasi reperja e famshme vendosi të ndahej nga bashkëshorti i saj Offset.

Teksa falënderoi fansat për “të gjithë dashurinë dhe lutjet”, ajo u shpreh: “Megjithatë, nuk më duhen vërtet. Jam mirë. Doja t’iu bëja të ditur se skam derdhur asnjë pikë lot. Këtë herë nuk kam qarë. Ju doni të dini pse?”

Ndërsa vazhdoi të shpjegojë arsyen: “Arsyeja e ndarjes sime nuk është asnjë prej atyre gjërave që është thënë në media. Nuk është për shkak të tradhtisë. Ka njerëz që thonë se ai ka fëmijë me një tjetër. Është një gënjeshtër.”

Cardi B tha se ishte lodhur duke dhënë shpjegime, teksa shtoi se vendosi të ndahej pasi kuptoi se marrëdhënia mes tyre nuk ishte më e njëjta.

“U lodha duke mos i parë gjërat në sy. Kur ndihesh në të vërtetë se gjërat nuk janë më njësoj, përpara se të tradhtohesh me të vërtetë, do preferoja të largohesha”, rrëfeu ajo.

Reperja sqaroi se gjithashtu nuk e bëri kërkesën për divorc për t'i bërë reklamë albumit të saj të ri.

Kam qenë me këtë njeri për katër vite. Kam një fëmijë me të, kam një familje me këtë njeri. Ndonjëherë thjesht lodhesh nga debatet. Jo lodheni ndonjëherë dhe para se të ndodhë diçka, largoheni”, përfundoi reperja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Blogerja Armina Mevlani ka kujtuar përmes disa fotosh në Instastory përvjetorin e njohjes të fejuarin e saj, Shkëlzen Berisha.

Këngëtarja e njohur, Fifi në të gjitha intervistat e saj ka deklaruar se është marrëzisht e dashuruar duke mos dhënë më shumë detaje për

Spikerja e njohur e lajmeve, Fabiola Hoxha dhe partneri i saj Indrit Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kanë dalë

Marina Vjollca ka publikuar në rrjete sociale dy fotografi shumë sensuale, duke vendosur këmbët në plan të parë.

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa shtyn për në shtator dhe tetor 2021 turneun evropian të planifikuar për në janar dhe shkurt të vitit

Alban Dudushi ka thyer heshtjen dhe ka konfirmuar atë që prej javësh shkaktoi bujë.

Marrëdhënia mes këngëtareve Rihanna dhe Bebe Rexha ka nisur vite më parë dhe lidhet me një detaj të çuditshëm.

Miley Cyrus pretendon se ka parë një qenie jashtëtokësore.

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër për herë të parë. Mësohet se Elia ka sjellë në jetë një vajzë.

Çifti i njohur i aktorëve në Turqi, Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal janë bërë prindër për herë të parë.