Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, duket se Sonila është bërë nostalgjike pasi ka hapur arkivat e fotove të vjetra.

Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi të vitit 2001, kohë kur gazetarja ka nisur për herë të parë punën në Tv Klan.

"Nisi kështu… Tv Klan shtator 2001", shkruan krahas fotos ku viher re ndryshimi i madh që gazetarja ka pësuar në këto 18 vite.