Aktori i mirënjohur shqiptar, Behar Mera do të jetë zyrtarisht pjesë e emisionit të humorit, “Klanifornia”. 

Lajmin e ka bërë të dituar autorit i spektaklit, Turjan Hysko përmes një postimi në rrjete sociale.

Turi ka publikuar në Instagram një foto të Merës dhe përkrah ka shkruar:

“Pse vetëm politika bën blerje?! Behar Mera tashmë zyrtarisht në Klanifornia.”

Përveç Behar Merës, aktualisht pjesë e “Klanifornia”-s janë Julian Deda, Albano Bogdo, Visjan Ukcenaj, Eliona Pitarka, Andrea Vreto, Delinda Disha, Eglerin Laknori, Olsi Bylyku dhe Zerxhina Hasanaj.