Roza Lati do të jetë moderatorja e radhës në vendin tonë që do të bëhet pjesë e industrisë muzikore. Ka qenë vetë Lati e cila ka zbuluar se së shpejti do të publikojë këngën e saj të parë.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Roza është pyetur se kur do të dalë kënga dhe moderatorja tregon se projekti muzikor do të publikohet gjatë muajve të verës.

“Këngën dua ta nxjerr këtë verë. Kjo është dëshira më e madhe që kam për momentin, do ju pëlqej shumë jam e bindur!”