Pak muaj më parë, boksieri i njohur shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi dhe modelja Heidi Lushtaku i dhanë fund marrëdhënies së tyre disavjeçare.

Në fillim gjithçka u mbajt sekret, derisa më pas Heidi përmes një çpstimi në Instagram konfirmoi ndarjen duke thënë si dyshja i kanë ndarë rrugët paqësisht.

Mirëpo vetëm pak muaj pasi ndodhi kjo, duket se ka të reja me boksierit dhe modeles së njohur, të cilët mesa duket i kanë hapur rrugë ribashkimit. Ka qenë emisioni “Prive”, që në një nga kronikat e emisionit, e ka cilësuar si të vërtetë lajmin për ribashkimin e tyre.

Robin Krasniqi dhe Heidi i kanë dhënë vetes një shans të dytë për të rinisur gjithçka nga lidhje, veçse ndryshe nga hera e kaluar, këtë herë ata po e mbajnë lidhjen e tyre larg syrit të mediave dhe rrjeteve sociale.

Kujtojmë që pak kohë më parë boksieri me prejardhje nga Juniku, u shpall kampion bote pasi arriti të fitojë titujt IBO dhe ËBA në përballjen ndaj Dominic Boesel me nokaut. Për këtë fitore ai u përgëzua edhe nga Heidi Lushtaku në rrjetet sociale.