Këngëtarja Rezarta Shkurta njihet nga të gjithë për këngët e saj dhe si një biznesmene e suksesshme, por edhe për lidhjen e saj me nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar se ka qenë një incident me makinë që e ka njohur me Ermalin, ndërsa faji ka qenë i tiji sigurisht.

Ajo tregon me shaka, se Ermali, duke qenë nga Gjirokastra, që mos të paguante dëmin, e mori për nuse.

“Desh u përplasëm me makinë. Po ai si nga Gjirokastra që është, që mos të paguante dëmin që bëri, më mori për nuse”, iu përgjigj Rezarta një pyetje në Instastory.