Këngëtarja e njohur shqiptare me fame botërore, Bebe Rexha ka humbur një nga miqtë e saj nga koronavirusi.

Lajmin e ka dhënë vetë Bebe përmes postimeve në rrjete sociale, ndërsa ka një lutje për të gjithë.

“Kjo nuk është një shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga coronavirusi në moshën 45 vjeç. Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutemi. Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat me qira, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa virusi corona të jetë nën kontroll. Miliona amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurt”, shkruan këngëtarja.