"Nuk po gjej gishtin!" Audio horror pas sherrit të aktorit Johnny Depp me ish-bashkëshorten (VIDEO)

09/04/2020 - 22:22

Detaje të reja dalin në pah për sherrin e Johnny Depp dhe Amber Heard, i cili i ka kushtuar me një gisht aktorit të njohur.

E përditshmja Daily Mail ka publikuar një audio që daton në vitin 2015, në të cilën dëgjohet mjeku personal i aktorit, David Kipper duke kërkuar nëj pjesë të gishtit të Johnny Depp.

“Nuk po gjej majën e gishtit, nuk po gjej majën e gishtit”- përsërit mjeku në audio, i cili mbërriti në shtëpinë e yllit hollivudian menjëherë pas sherrit më bashkëshorten. Pra detajet e reja që dalin në pah nga sherri i çiftit janë ato të një filmi horror.

“Shiko sa shumë gjak që ka, a ka ndonjë fasho këtu”- dëgjohet zëri i një infermiere që shoqëronte doktorin tek shtëpia e aktorit. Ndërkohë dëgjohet dhe zëri i Amber Heard që qan me dëshpërim.

“Shpresoj që të hënën do të ikësh, dua ta kuptosh cfarë je dhe cfarë më ke bërë, më ke shpifur veten”- thotë në audio aktori i njohur.

Pas kësaj doktor Kipper e këshillon Amber Heard të marr ndonjë qetësues dhe të telefonojë miqtë a dikë nga familja e saj që të vijnë ta marrin për të mos qëndruar bashkë me aktorin pas ngjarjes së rëndë.

Në atë kohë kur ndodhi ngjarja, aktori tha se kishin e kishte kapur me derën për të mbrojtur bashkëshorten e tij. Por pas ndarjes ai ndyshoi versionin duke thënë se nuk kishte dashur të tregonte se ishte gruaja ajo që ia kishte bërë.

Ndërkohë Amber Heard në gjyq tha se ish-bashkëshorti i saj ishte lënduar gjatë përplasjes së telefonit në mur ndërkohë që ishte i pirë dhe i droguar. Tashmë që dolën detaje të reja avokatët e të dy palëve do të kenë punë tani. Më herët Amber Heard ka treguar detaje mbi abuzimin e saj nga bashkëshorti, përfshirë edhe “goditjen me shqelma”.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori i humorit, Flrojan Binaj ka dalë kundër rregullave të kryeministrit Edi Rama, të cilat sipas tij nuk do lejojnë përhapjen e korona

Këngëtarja Era Istrefi dhe britaniku Julian Perreta janë përfolur për një lidhje me njëri-tjetrin, duke qenë se shiheshin shpesh së bashk

Pak kohë më parë, reperi Gold Ag i dha fund beqarisë me një ceremoni shumë të thjeshtë dhe private.

Modelja e fitness-it Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin "E Diell" në Top Channel.

Aktori i famshëm Kevin Hart është kthyer pas në kohë për të zbardhur dritë mbi tradhëtinë që i bëri bashkëshortes në vitin 2017.

Një ditë më parë bukuroshja shqiptare, Angela Martini festoi ditëlindjen e 34-ët.

 

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka uruar festën e Fiter Bajramit përmes një postimi në rrjete sociale.

Prej disa kohësh, Era Istrefi është përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin e famshëm britanik, Julian Perretta. 

Vetëm pak ditë më parë, aktorja Olta Gixhari konfirmoi lajmin se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.