Irkenc Hyka është një ndër personazhet më të pëlqyer dhe baladat e tij kanë rrëmbyer vëmendjen, duke u kthyer menjëherë në hite. Së fundmi, këngëtari i mirënjohur ka rrëfyer detaje nga jeta personale dhe profesionale gjatë një interviste në “Pardon My French”.

Edhe pse prej vitesh është marrë me muzikë, ai ka qëndruar larg vëmendjes skenike. Ai ka treguar se një prej artistëve që e kanë shtyrë për t’u bërë këngëtar ka qenë pikërisht Getoar Selimi. 

“Nuk e di unë kam punuar me shumë realisht, por që është për tu përmendur dhe ka qenë një spunto që më tha “O vëllai ti këndon shumë mirë pse nuk del të këndosh?” Kemi qenë në studio dhe dëgjonte demot e mia dhe thoshte “Dil këndo”. Dhe ai ka qenë një nga “xixat”, realisht ka qenë person frymëzues sepse ka 20-të e ca vite në treg.”– është shprehur Irkenci. Kujtojmë që projekti më i fundit i tij u publikua 5 ditë më parë dhe mban titullin “Dehur”.