Pak ditë më parë, këngëtarja Olta Boka dha lajmin e bukur se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri, Ivi Rrokaj, do të bëhen prindër të një vogëlusheje.

Olta e ka shijuar në fshehtësi pritjen e ëmbël dhe vetëm së fundmi gëzimin e madh e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar se ka qenë shtatzënë edhe kur ka performuar në “Festivalin e RTSH-së”.

“Bote per 2. Ne dhjetorin qe lame pas, une per here te pare ne jeten time, nuk ndihesha vetem ne skene. Asnje se dinte asokohe, por te dija qe kendoja ne skene me dhuraten me te bukur qe mund te me dergonte Zoti, me mbushi me emocionin me te madh qe mund te kisha perjetuar ndonjehere. Nuk luftoja per kupe sepse tashme triumfi rritej brenda meje! ”- ka shkruar këngëtarja.