Olti Curri ia thotë troç Alketa Vejsiut: Falendero Edi Ramën dhe Lindën për Sanremon (FOTO)

14/01/2020 - 22:01

Blogeri Olti Curri ka hedhur teorinë konspirative se Alketa Vejsiu duhet të falenderojë kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij Lindën për arritjen e prezantimit të festivalit të Sanremos. Në disa foto në Instastory, Curri ka treguar urën lidhëse që e çon Alketën nga gruaja e Ramës, vetë kryeministri e deri tek personi që do të merret me organizimin e “Sanremos” këtë vit.

Postimi i Olti Currit në Instastory:

“Sanremo këtë vit organizohet nga Lucio Presa (menaxher vipash) që bën edhe strategjitë e komunikimit të kryeministrit italian Matteo Renzi. Lucio paska shpëtuar Mateon nga një problem me deklarimin e pasurisë,”- shkruan Olti fillimisht, teksa publikon edhe foton e Presa.

“Mateo në mediat italiane njihet si “sponsor” i Edi Ramës. Mirëpo, Lucio që ishte organizatori i Sanremos, është i martuar me Paola Peregon e cila ishte e ftuar në “Dance with me” nga Alketa Vejsiu,"- vijon blogeri në foton e dytë.

“Alketa ka miqësi me Linda Ramën. Lucio Presa- Mateo Renzi- Edi Rama- Linda Rama- Alketa Vejsiu,”- shkruan blogeri në dy postime e tjera duke argumentuar kështu urën lidhëse që realizoi ëndrrën e Alketa Vejsiut. Ndër të tjera shton se prezantuesja i ka bërë edhe bllok në Instagram.

Prezantuesja Alketa Vejsiu, e cila ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, do të prezantojë Sanremo 2020 në Itali. Lajmin e ka shpërndarë vetë Alketa përmes Instagram, ku thotë se më në fund po i realizohet ëndrra më e madhe që ka patur në jetë dhe për të cilën ka punuar që prej moshës 12-vjeçare.

Vejsiu do të jetë krah Monica Beluçit në këtë prezantim, por kjo gjë ka ngjallur mjaft reagime në rrjet. Gazetari Gentian Minga e ironizoi trumfin e Alkeat Vejsiut, teksa shkroi me humor se është krah popullit italian në këto momente të vështira.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Cristiano Ronaldo ka blerë një prej apartamenteve më të shtrenjta në Portugali.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Soiree" në Top Channel ishte nata e Durrësit dhe mes të ftuarve nga qyteti bregdetar ishte edhe moderato

Shumë kohë më parë moderatorja Fjodora Fjora dhe stilisti Joni Peçi kanë pasur një debat të ashpër në emisionin "Opinion".

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha do të jenë pjesë e sezonit të ri të spektaklit  të njohur ‘The Voice’.

Më 9 dhjetor të vitit të kaluar bota e muzikës mori lajmin e hidhur për vdekjen e reperit të njohur Juice WRLD.

Ditën e djeshme, aktorja dhe modelja Pamela Anderson përmes një ceremonie të fshehtë u martua në Malibu me 74-vjeçarin Jon Peter.

Pas shkëlqimit të saj absolut në edicionin e 26-të të Screen Actors Guild Awards dhe shpresës që “u injektoi” fansave të saj për një rikt

Debati në rrjetet sociale i dy miqve Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi, duket se u shua, por tani që po afrohet premiera e filmit ‘I Love Trop

Aktorja turke Hazal Kaya, e njohur në Shqipëri me rolin e Nihalit në serialin "Dashuri e ndaluar", në muajin nëntor të vitit të kaluar so

I ftuar sot në emisionin “Wake Up” në Top Channel, moderatori dhe producenti Ermal Mamaqi ka zbuluar shifrën e kostos së filmit të tij "I