Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda prej disa muajsh po jetojnë një histori dashurie.

Ata kaluan karantinën bashkë dhe në rrjetet sociale nuk kanë munguar fotot edhe videot nga i njëjti vend.

Oriola së fundmi ka postuar një foto ku shfaqet përkrah një mashkulli, që mendohet se është futbollisti dhe shihet se pozojnë të dy të përqafuar.

Ajo ka vendosur që mos e zbulojë fytyrën e tij, prandaj e ka mbuluar me një emoji.