Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata janë një ndër çiftet më të përfolur në mediat rozë dhe shpeshherë publikojnë në rrjete sociale detaje nga jeta e tyre personale

Së fundmi, Dojna ka realizuar një bashkëbisedim virtual me fansat e saj në InstaStory, ku ndër pyetjet që ajo zgjodhi që të ju përgjigjte publikisht, ishte ajo për martesën.

“Kur e ke në plan të martohesh?”- i shkruante ndjekësja.

“Për momentin nuk e kam në plan të martohem. Jam e lumtur, e plotësuar dhe e rrethuar me dashuri. Martesa më pëlqen shumë si ritual, por me covid dhe kohërat që po jetojmë, s’më duket aspak momenti. Pastaj, jam tradicionale aq sa ëndërroj propozimin më romantik që mund të ekzistojë. Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im”,– u përgjigj Dojna.