Në mesin e situatës së krijuar nga pandemia, Jennifer Lopez, i duhet të përballet edhe me një padi ndaj saj. Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga E!News fotografi i Nju Jorkut Steve Sands ka akuzuar yllin e Hustlers dhe kompaninë e saj të prodhimit Nuyorican Productions për shkelje të drejtave të autorit. Sipas tij, JLo publikoi një fotografi të tij pa e cituar, për t’i bërë reklamë markës së saj në Instagram.

Fotografia në fjalë është një foto e këngëtares, e shkrepur nga Sands, e cila prej asaj kohe ka marrë mbi 656,000 pëlqime. Ajo u nda për herë të parë në llogarinë e saj në Instagram në 22 qershor 2017.

Sipas dokumenteve të gjykatës, fotografi ka “të drejtë në dëme ligjore” deri në 150,000 dollarë për “punë të shkelur.”