Paris Hilton vishet nga Valdrin Sahiti

23/11/2020 - 12:58

Suksesi i dizajnerit kosovar, Valdrin Sahiti nuk po njeh limite. Krijuesi i fustaneve "glamour", çdo copë që prek e kthen në një kryevepër. Suksesi i fundit është me Paris Hilton.

Fustani i saj me një shkëlqim verbues, u rendit si një nga më të mirët për "American Music Awards 2020". Ai e emërtoi pamjen e saj si "Glam Barbie".

Iskra Lawrence në Golden Globes, Cardi B, Hadise, Beyonce, janë disa nga yjet botërorë që i kanë besuar pamjen e tyre në evenimente të ndryshme, ku kanë rezultuar një sukses i madh.

Chloe dhe Halle, motrat e preferuara të Beyonce, performuan në edicionin e 62 të çmimeve Grammy të veshura nga Valdrin Sahiti. Përpos kësaj, pak kohë më parë, Sahiti bashkëpunoi edhe me Kelly Rowland, yllin e “Destiny’s Child”.

Po kështu ai krijoi fustanin e Cardi B për një fushatë të Palms Casino Resort në Las Vegas, si dhe fustanin e saj të ditëlindjes së 28-të.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Filmi britanik i titulluar “Twist” do të shfaqet në SKY Cinema në datën 29 janar.

Aktorja e famshme, Ellen Page nuk është më femër. Në dhjetorin e kaluar, Page shokoi fansat me deklaratën e saj, duke zbuluar se në fakt 

Në mediat e huaja, janë publikuar fotot e para, që tregojnë ngjashmërinë e jashtëzakonshme të Kristen Stewart me Lady Dianën, në filmin e

Mirupafshim për të gjitha mediat sociale, Pamela Anderson nuk mund të durojë më.

Shefi i famshëm i kuzhinës Nusret Gokçe është në telashe.

Ndalimi i organizimit të dasmave dhe koncerteve për shkak të përhapjes së Covid-19 ka penalizuar mjaft artistë në vendin tonë.

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga nuk ka marrë pjesë në emisionin ku ishte e ftuar mëngjesin e sotëm, për shkak se babai i saj ndodhej

Në përvjetorin e parë të vdekjes së tyre, Vanessa Bryant, ka kujtuar përmes një letre vajzën e saj Gianna dhe bashkëshortin Kobe.

Reperi Gold Ag e ka treguar gjithmonë me krenari dashurinë për atdheun dhe prej vitesh gëzon nënshtetësinë shqiptare.

Në inaugurimin e Presidentit Joe Biden, Lady Gaga ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Michael Polansky.