Pas 3 vitesh martesë, reperja e njohur, Cardi B ka vendosur të ndahet nga bashkëshorti i saj Offset. Mediat e huaja shkruajnë se Cardi ka firmosur dokumentet e divorcit ditën e djeshme dhe ka kërkuar kujdestarinë e vajzës.

Cardi u martua me reperin në një ceremoni sekrete në vitin 2017 dhe ata kanë një vajzë 2-vjeçare që quhet Kulture, megjithatë romanca e tyre mori fund pasi u raportua se Offset e kishte tradhtuar reperen më shumë se njëherë.

Dokumentet e gjykatës deklarojnë se nuk ka perspektivë për një pajtim mes çiftit dhe se marrëdhënia është prishur në mënyrë të pakthyeshme. Sidoqoftë, dokumentet shtojnë se Cardi shpreson që divorci të zgjidhet me marrëveshje mes palëve.

Cardi e akuzoi Offset për tradhti në vitin 2018, vetëm pesë muaj pas lindjes së vajzës së tyre. Pasi ajo deklaroi se ata “u rritën nga dashuria” dhe nuk ishin më së bashku, Offset iu lut publikisht për t’i dhënë një mundësi tjetër.

Reperi dyshohet se ishte përfshirë edhe në një skandal të një videoje seksuale me një grua tjetër në vitin 2017.Cardi dhe Offset u pajtuan përsëri, duke u rikthyer së bashku në 2019, por duket se martesa e tyre nuk do të zgjasë më shumë!