Pas aludimeve për një lidhje me Romeo Veshajn, flet Sara Kolami

26/01/2020 - 09:45

Kohëve të fundit është përfolur për një marrëdhënie të mundshme midis Romeo Veshaj dhe Sara Kolamit, madje supozohej që ishin njohur në ambientet e Vizion Plus.

Këtë të shtunë Sara Kolami ka qenë e ftuar  në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture. Fillimisht autorja dhe moderatorja Dojna Mema ka pyetur Sarën nëse do të donte një të dashur grek apo shqiptar dhe përgjigja ishte surprizuese.

“Mundësisht asnjë nga të dyja”- ka thënë Sara duke qeshur.

E përsa i përket aludimeve të fundit, Sara ka dhënë njëherë e mirë përgjigje, duke treguar se qëndron të jetë single dhe nuk dëshiron që jetën e saj sentimentale ta bëjë publike.

Dojna e ka pyetur për faktin që është  diskutuar për raport me Anaidin, më pas me Niki Delijorgjin ndërkohë që ka thënë se nuk do lidheshe kurrë me njeri showbizz, ku qëndron e vërteta?

“E vërteta qëndron që arsyeja që nuk është bërë asgjë publike nga jeta ime personale është që nuk e bëj publike nëse nuk jam e sigurt që do të jetë për një kohë të gjatë. Nuk më pëlqen të identifikohem nga njerëz të tjerë, përshembull e dashura këtij apo atij. S’më pëlqen, thjesht jam Sara nuk jam e dashura e askujt, sepse realisht jemi lodhur për të arritur diku sesa për tu identifikuar me një person tjetër”- ka përfunduar ajo.

E pra, Sara Kolami sapo tregoi që nuk ka asnjë marrëdhënie mes saj dhe Romeo Veshaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bebe Rexha ka folur hapur për herë të parë rreth përvojës së saj me çrregullimin bipolar që kur bëri publike diagnozën e saj në prillin t

Fatmir Hysenbelliu i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora ka treguar sakrificën më të madhe që ka bërë për dashurinë.

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka falënderuar të gjithë miqtë dhe dashamirët që i kanë qëndruar pranë në këto çaste të vështira që po k

Mamaja e këngëtares Xhesika Polo, njëherazi edhe motra e këngëtares së njohur Valbona Mema, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Pas javëve të tëra impenjime për shkak të Megxit, më në fund princi William dhe Kate Middleton kanë marrë disa ditë pushime me fëmijët e

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ka kujtuar sot të atin e ndjerë në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Duffy, ka treguar se është droguar dhe dhunuar pasi është mbajtur peng për ditë me radhë.

Vitin e kaluar, pasi Roberti u nda nga Nora, u përfol se ai kishte nisur një lidhje të re me një modelen Xhesika Kadiu.

Lart e poshtë po flitet se prej disa kohësh, bukuroshja shqiptare Adrola Dushi, po shijon një romancë të re, të cilën ka preferuar ta mba