Fundi i vitit që lamë pas, ishte i vështirë padyshim për të gjithë shqiptarët, pasi vendi u godit nga një tërmet tragjik. I tillë ishte dhe për Greg Ramën, djalin e kryeministrit Edi Rama, i cili kishte mes viktimave të dashurën e tij, Kristi Reçin.

Tashmë Gregu i është kthyer normalitetit, ndërsa këto ditë ka qenë i angazhuar me profesionin e tij. Ai ka shkuar në Greqi ku ka çelur një ekspozitë.

Në rrjetet sociale ka postuar foto nga kjo ekspozitë, duke treguar edhe copëza nga punimet e tij. Kujtojmë se postimet e tij të fundit kanë qenë lidhur me të dashurën e tij, e cila humbi jetën së bashku me familjen në tërmetin e 26 nëntorit. Pasi shprehu dhimbjen e tij në rrjetet sociale, djali i kryeministrit Rama vendosi t’i kthehej jetës së përditshme si dhe angazhimeve të tij.